Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prizren.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.
Gashi tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë e zjarrit.
“Rasti ka ndodhur në rrugën tranzitore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, tha Gashi.
“Rasti po cilësohet si “Vrasje në tentativë”, theksoi ai.