Site icon PrishtinaPress

Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet në tretman mjekësor

Një person është plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri.

Ahmeti ka bërë të ditur se personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit.

Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri (një AK -47 dhe një armë të shkurtër).

Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin.” – ka thënë Ahmeti për Nacionalen.

Exit mobile version