Site icon PrishtinaPress

Plagoset një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orëve të vona një person është plagosur në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa viktima është dërguar për tretmanë mjekësor.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë

Exit mobile version