Site icon PrishtinaPress

Plagoset një person në Kumanovë

Sonte në qendër të qytetit në Kumanovë është regjistruar një incident i armatosur.

Sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi të cilin sipas informacioneve jo zyrtare e ka plagosur në këmbë.

Nuk dihet motivi i incidentit, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime. /AlsatMk

Exit mobile version