Site icon PrishtinaPress

Plagoset një person në Kamenicë nga i dyshuari që kishte tentuar të vidhte

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur në një punishte nga persona që dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 02:35.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri më tani i panjohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur”, thuhet në raport.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.

 

Exit mobile version