Site icon PrishtinaPress

Plagoset një person në Gjakovë – policia jep detajet

Policia rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se sot në fshatin Jahoc është plagosur me armë zjarri një person.

Zëdhënësi për media Nysret Gjurkaj ka konfirmuar se bëhet fjalë për një person të plagosur nga fshati Mejë.

“Rreth orës 19.40, nga spitali rajonal “Isa Grezda”, stacioni policor ka pranuar një informatë se është paraqitur një person i plagosur dhe se po kërkon trajtim mjekësor. Patrulla policore është përgjigjur rastit dhe konfirmon se i plagosuri është L.G., i lindur në vitin 1988 nga Meja e Gjakovës”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka thënë se L.G. ka bërë të ditur se ka qenë duke ecur këmbë së bashku me një person tjetër në fshatin Jahoc kur kanë dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit dhe aty është plagosur në krah.

“Të plagosurit i është ofruar tretmani mjekësor, por gjendja sipas raportimit, nuk është stabile dhe është në përgatitje për transfer në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Gjurkaj.

Exit mobile version