Një i ri rreth moshës 21 vjeçare, me mbiemrin Jevtiq, është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 21:00 në fshatin Suhodoll në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.
”Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit të këtij sulmi”, tha Hoti.