Janë arrestuar tre persona në Lipjan nën dyshimin se janë përfshirë në një rast e ku është përdorur edhe arma e zjarrit.
Sipas policisë njëri nga të arrestuarit është i plagosur.
Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.