Një person është arrestuar pasi ka gjuajtur me armë në drejtim të një kafshe dhe aksidentalisht ka lënduar një person nga copëzat e kthyer nga toka në Skenderaj.
Në raportin e policisë njoftoht se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & Lëndim i rëndë trupor – Skenderaj /07.08.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë.