1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Plagoset, në Shkup, njëri nga sulmuesit e Zijadin Selës

Mbrëmë në mesnatë kanë ndodhur të shtëna në lagjen elitare Bardovc të Shkupit në drejtim të një veture Mercedes, me ç’rast ka mbetur i plagosur Boris Mutkov i njohur me nofkën “Fantom”.

Atij i janë shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spitalin Sistina, por gjendet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar 23- vjeçari me iniciale S.E., shkruan Sdk.mk.

Image result for Boris Mutkov

“Fantom”-i është një nga të pjesëmarrësit e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, kur sulmuesit u futën në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë dhe sulmuan deputetët, duke i shkaktuar lëndime të rënda kryetarit të Aleancës, Zijadin Sela.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, tha se sipas informatave të para, bëhet fjalë për qërim hesapesh midis grupeve.

Po ashtu do të verifikohet nëse ky rast ka lidhje me incidentin e ar matosur të para dy javëve në hotelin “Aleksandar Palace”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img