Një person është plagosur në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezi, i cili tha se gjendja momentale e viktimës është stabile.
“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, tha Elezi