Një grua është plagosur me armë zjarri mesditën e së premtes në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./teve1.info/