Site icon PrishtinaPress

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Tushemishtit’, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Identifikimi i personit që dyshohet se shkaktoi plagosjen është bërë, raporton Tvklan.al.

“Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar”, tha gjithashtu policia.

Exit mobile version