Një person është plagosur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, duke thënë janë ngritur dyshimet se një 24 vjeçar, ka marrë plagë të armë zjarrit.
Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Po ashtu, hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, kanë thënë nga PK.