Policia e Kosovës përmes një komunikate njofton se edhe një polic i Kosovës është plagosur në veri.
Polici u plagos si pasojë e sulmeve në zonën e fshatit Banjska.
“Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”, njofton PK.
Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.