Site icon PrishtinaPress

Plaga ka qenë e rëndë: Mjeku tregon si e gjeti 25-vjeçarin e vrarë në Ferizaj

Në vendin e ngjarjes, ku ndodhi vrasja e një të riu në Ferizaj, ka folur mjeku që shkoi t’i dilte në ndihmë personit të qëlluar.

Mjeku ka thënë se ekipi i emergjencës është vonuar tre apo katër minuta, por kur kanë ardhur nuk kanë mundur ta ndihmojnë.

“Në momentin që jemi njoftu, ekipi ka qenë në terren. Mund të themi se jemi vonu 3-4 minuta”, ka thënë mjeku, transmeton prishtinapress.eu

Sipas tij, personi i qëlluar nuk ka dhënë shenja jete dhe plaga ka qenë aq e rëndë sa nuk ka pasur hapësirë për intervenim.

“Plaga ka qenë e tillë sa që s’ka mundur të ketë intervenim”, është shprehur polici.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar lajmin, i cili ka thënë se viktima është i gjinisë mashkullore, 25-30 vjeç.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri,  një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç”, ka thënë Gashi për prishtinapress.eu

Tutje, ai ka shtuar se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetime.

Exit mobile version