Dyshohet se ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.
Kështu mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja në Polici.
Ndërkohë, Dukagini shkruan se në aksion po ashtu dyshohet se gjatë operacionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.
Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.