Site icon PrishtinaPress

Plaçkitet shtëpia e Rihannes

Shtëpia e Rihanna-s në Los Angeles duket se është vendi më i pasigurt tani për tani. Së fundmi makina e saj e tipit “Audi”, 37 mijë dollarëshe është vjedhur në oborrin e shtëpisë së saj.

Thuhet se sapo shoferi e kishte parkuar, dikush e kishte marrë. Pasi shoferi i këngëtares ishte kthyer pas, “Audi” ishte zhdukur. Nuk është ende e qartë nëse kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin diçka.

Sikur të mos mjaftonte kjo, vetëm disa ditë më parë një person hyri fshehurazi në pronën e saj, me qëllimin për t’i propozuar për martesë RiRi-t.

Mirëpo fatmirësisht djali në fjalë u vu re nga punonjësit e shtëpisë dhe policia arriti ta arrestojë. Në ato momente këngëtarja u tha se nuk ndodhej në shtëpi fatmirësisht.

RiRi është edhe në pritje të fëmijës së saj të dytë me ASAP Rocky-n. Të gjitha këto ngjarjet e fundit tregojnë sa e pasigurtë është jeta dhe prona jote sot, qoftë edhe për dikë si Rihanna.

Exit mobile version