-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

PK: Një polic i lënduar pasi u godit me veturë nga i dyshuari për narkotikë, patrulla qëlloi me armë në vetëmbrojtje

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e sotëm të ndodhur në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.

Siç bën të ditur Policia, derisa njësiti policor ka tentuar të ndalojë për kontrollim një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk e ka ndalur fare veturën dhe e ka goditur zyrtarin policor dhe veturën e Policisë së Kosovës.

PK thotë se të ndodhur në këtë situatë ku seriozisht ishte rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, të njëjtit për të mbrojtur jetën dhe për të vënë situatën nën kontrollë janë detyruar të përdorin armët e zjarrit.

Gjatë këtij incidenti, një polic është lënduar i goditur nga vetura, derisa gjatë përdorimit të armëve s’ka “të dhëna për të lënduar”.

Ndërkohë bëhet e ditur se i dyshuari ka arritur që të arratiset në drejtim të panjohur dhe se në veturën e të njëjtit janë gjetur rreth 2 kilogram substancë narkotike, e dyshuar për marijuanë.

“Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg).

Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.

Policia janë duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermerren veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Foto: Policia e Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img