Pjetër Shala gjatë seancës së të martës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka kërkuar nga trupi gjykues që seanca ndaj tij të zhvillohet në sesion publik.
Këtë deklarim i njëjti e bëri pas pushimit të drekës, kur prokurori Filippo De Minicis tha se do të vazhdojë me pyetje të dëshmitarit në seancë publike dhe më vonë do të kërkojë që të kalohet në seancë private, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi.
‘‘Përderisa nuk përmenden identitete, emra, o të bëjmë gjithë seancën publike ose gjithë private’’, ishte reagimi i Shalës.
Lidhur me këtë, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia tha se nga Shala kërkohet që të përgjigjet vetëm në pyetjet që ju bëhen dhe jo të jap komete tjera.
Pas kësaj, prokurori Minicis ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të shtatë (me kodin 1) në këtë çështje gjyqësore.
Dëshmitari identifikoi në vizatimin e mëhershëm me shkronjën T tualetin në shtabin e Kukësit, kurse tha se për të shkuar aty është dashur të marrin leje nga roja dhe roja të merrte leje nga dikush në hierarki më të lartë.
‘‘Po, në qoftë se ka dashtë me të lanë, rrallë ka ndodh me na ndalu’’, tha dëshmitari kur u pyet se a ju lejonin më pas të shkonit në tualet.
Kur dëshmitarit u pyet lidhur me atë se pas arrestimit të tij, është lidhur me çizme ushtarake, përmbajtja ka qenë e redaktuar, kurse më pas nga ana e prokurorit është kërkuar të kalohet në seancë private.