0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pjetër Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, s’di në çfarë mënyre jam dënuar 

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptat e tyre kanë gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara.

Ai është ankuar se nuk i ka dokumentet në gjuhën shqipe për të parë se si ka rrjedhë gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit.

“Unë kam një shqetësim shumë të madh sa i përket për tri ditë seancave të mëparshme 15,16, 17 kur ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera, por të ndryshuara. Dhe unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe rrjedhën si ka rrjedhë gjykimi im prej fillimi deri në ato tri ditët e fundit. Nuk e kam pas) vëmendjen se nuk ma ka marrë mendja se bëhen gabime të tilla, që të ndryshohet fjala. Mirëpo, më 15,16 dhe 17 e keni të vërtetuar se ka 230 gabime, ndryshime fjalësh se nuk janë gabime por ndryshime të fjalive që ia humb të gjithë kuptimin e gjithçkafit”, tha Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Tani unë akoma nuk e kam as aktvendimin e përkthyer. Unë nuk e di si do të ankohemi, bëjmë ankesën kur unë nuk e di se në çfarë mënyrë dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që nuk kam vra kurrë në jetën time. Ma shpjegojnë avokatët e unë nuk muj me besu përderisa nuk e kam zyrtarisht në mënyrë zyrtare, para vetes ta lexoj dhe kuptoj se për çka jam i dënuar dhe nuk e di si kam mundësi që të punoj me avokatët dhe të bëjmë ankesa kur akoma nuk e kam të përkthyer”, tha Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img