Pjetër Shala, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot e ka dorëzuar tek Dhomat e Specializuara të Hagës dosjen paraprake për gjykimin që po zhvillohet ndaj tij.
Kjo u bë e ditur nga Dhomat e Specializuara me anë të një njoftimi në ueb-faqen e tyre zyrtare.
Gjykimi ndaj Shalës do të vazhdojë nga 1 maji i vitit 2023.
Në qendrën e paraburgimit në Hagë, Shala ndodhet prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./PrishtinaPress/