Sot serbët lokalë nga Leposaviqi ‘garuan’ kundër pjesëtarëve të KFOR-it amerikan në tërheqjen e litarit.
Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar “Lojërat sportive të punëtorëve 2023”, të cilat kanë filluar dje.
Megjithëse, serbët dolën të protestonin edhe sot.
Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet.
Kësaj radhe morën pjesë edhe pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, të cilët përfundimisht fituan me rezultat 2:1 në duel me serbët e Leposaviqit.