Pjesëtarët e FSK-së kanë përfunduar kursin për nënoficer e snajper.
Lajmin e ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës.
Njoftimi:
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper”
”Kursi i Lartë për Nënoficer” u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve.
”Kursi i Avancuar për Snajper” u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike.
FSK po vazhdon të ngritë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake.