2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pjesëtarë të FSK-së kryejnë kursin për parashutizëm luftarak në Kroaci

Një ekip oficerësh dhe ushtarësh të FSK-së, prej 6 vetash, për dy javë kanë kryer trajnimin bazik për parashutizëm luftarak në Republikën e Kroacisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake në Zagreb.
Sipas një komunikate të MFSK-së, në këtë trajnim dy javor kanë marrë pjesë: toger Ilir Beqiri, tetar Labinot Kelmendi, tetar Faton Rukovci, ushtar Franjo Kodraj, ushtar Besarta Pacolli dhe ushtar Ilir Kajtazi.
“Trajnimi është realizuar në dy faza; ku në fazën e parë është mbajtur pjesa teorike për parashutën kryesore MC1-1C dhe atë rezervë T 10R, ndërsa në fazën e dytë është mbajtur pjesa praktike hedhja me parashute nga helikopteri MI 17. Pjesa praktike hedhja me parashutë është realizuar gjatë ditë dhe gjithashtu edhe gjatë natës, me pajisje personale.
Të gjitha hedhjet ishin të suksesshme dhe pa probleme. Ushtari më i dalluar ishte Franjo Kodraj i cili të gjitha tekstet me shkrim arrin t’i realizoi me rezultatin 100%, dhe të gjitha kërcimet i ka kryer brenda zonës së gjelbër. Vlen të theksohet se për herë të parë në një trajnim të tillë të pjesëtarëve të FSK-së, ka marrë pjesë edhe ushtarja Besarta Pacolli, e cila me sukses ka kryer si pjesën teorike dhe atë praktike”, thuhet në komunikatë.
Gjatë kryerjes së pjesës praktikë; pjesëtarët e FSK-së i ka vizituar edhe zëvendës komandanti i Komandës se Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë (KFOS) dhe instruktorë të lartë të kësaj njësie të cilët kanë shprehur fjalë të mira për pjesëtarët e FSK-së.
Në përfundim të kryerjes së këtij trajnimi dyjavor, në bazën kryesore të Komandës së Forcave Speciale Kroate në Delnicë është mbajtur ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë stafi i lartë i saj, ndërsa, në hyrje të objektit të komandës së KFOS-së, është valëvitur edhe flamur i Republikës së Kosovës, krahas atij kroat.
Në fund të ceremonisë, zëvendës komandanti Komandës së Forcave Speciale të Kroacisë,majori Mirko Bosnjak dhe gjithë stafi komandues kanë lëvduar pjesëtarët e FSK-së, si dhe janë shprehur mese të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin dhe trajnimin edhe në kurse të tjera më të avancuar për parashutizëm, si dhe trajnimet tjera të nivelit më të lartë që ofron FOS-i.
Ndërsa, togeri Ilir Beqiri, udhëheqës i ekipit të FSK-së, ka vetëm fjalë falënderuese përKomandën e Forcave Speciale Kroate,të cilët kanë treguar konsideratë dhe kujdesin më të lartë për pjesëtarët kursant. Kurse motivi, morali dhe disiplina e të gjithë pjesëtareve të FSK-së, ka qenë shumë e lartë, dhe falë kësaj, edhe përkundër që për herë të parë kemi marrë pjesë në trajnime të tilla, rezultatet kanë qenë të shkëlqyeshme.
Ky sukses i pjesëtarëve të FSK-së, është edhe një dëshmi se FSK-ja, çdo ditë po arrin të realizojë trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve më të larta të shteteve anëtare të NATO-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img