0.3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pjesët e trupit që dëmtohen më shumë nga stresi i tepërt

Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë raportoi se 40% e popullsisë së rritur fle dobët për shkak të stresit të tepërt. A e dini se stresi i tepërt mund të dëmtojë funksionimin e duhur të organeve të ndryshme, duke ndikuar në cilësinë e jetës?

Stresi mund të shkaktojë shfaqjen e akneve. Tensioni i krijuar nga stresi fillon një reagim inflamator në trup, i cili shkakton një bllokim në poret e lëkurës. Ky pengesë bën që lëkura të skuqet dhe te grumbullohet qelb.

Mushkrit: Një studim i Universitetit të São Paulo (Brazil) zbuloi një lidhje midis astmës dhe stresit.

Stresi shkakton një rritje të kolesterolit, tensionit arterial dhe triglicerideve në rrjedhën e gjakut. Një studim amerikan ka treguar se stresi i tepërt bën rrahjen e zemrës të parregullt.

Sipas një grupi studimor gjerman, stresi shkakton dridhje të syve, pasi ajo “ngacmon” një muskul të vogël, funksioni i të cilit është ngritja e qepallave.

Akumulimi i stresit ndikon në limfocitet e pranishme në mëlçi, të cilat favorizojnë shkatërrimin e hepatociteve.

Stresi i tepërt rrit nivelin e kortizolit, hormonin e stresit. Ky hormon ndikon negativisht në korteksin frontal, atë përgjegjës për vendimet dhe kujtesën tonë.

Kortizoli i tepërt shkakton një rritje të sekretimit të fosfatit renal, i cili mund të shkaktojë dobësi të muskujve dhe ndryshime të kockave.

Stresi i tepërt ndikon në zorrën e trashë, duke shkaktuar gaz, dhimbje barku ose inflamacion./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img