Site icon PrishtinaPress

Pjesa e parë, Greqi 0-0 Kosovë: Momenti i pritjes së penalltisë nga Muric

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në barazim me Greqinë si mysafirë 0-0, ku grekët kishin më shumë nga loja.

Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta, duke bërë që të dyja ekipet të provonin forcën e secilit.

Rasti e parë në ndeshje e kishte Liminos, por Aro Muric ishte në vend.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, Herolind Shala prek në zonë një sulmues të Greqisë, ndërsa gjyqtari akordoi penallti të lehtë.

Anastasios Bakasetas gjuajti, por ishte Aro Muric që priti bukur penalltinë.

Kosova pati një rast të mirë në minutën e 47-të kur në kundërsulm, Lirim Kastrati nuk goditi në fund dhe humbi rastin duke tentuar asistimin për Benjamin Kolollin.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Exit mobile version