Site icon PrishtinaPress

Pite me patate nga tigani! Shikoni edhe ju përse kjo pite është aq e popullarizuar

Këtë thjesht duhet patjetër ta provoni, nëse dëshironi të bindeni përse është ashtu

Italianët kanë publikuar videon në të cilën shihet përgatitja e pites me patate nga tigani, apo siç thonë ata “patatja e thërrmuar”.

Nevojiten:

– 500 g patate;
– 150 g miell;
– 1 vezë;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– 100 g proshutë;
– 100 g djathë të shkrirë.

Përgatitja:

Pataten me lëvore zieni pastaj pastroni dhe thërrmojeni.

Shtoni kripë, vezët, piperin dhe miellin dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.

Në tigan qitni vaj ulliri, pastaj gjysmën e brumit përhapeni nëpër fund të tiganit. Pastaj radhisni sipër proshutën, djathin dhe sërish proshutën dhe në majë përhapeni pjesën e mbetur të brumit.

Piqni rreth 5 minuta nga njëra anë dhe 5 minuta nga ana tjetër, në zjarr të ulët.

Shërbejeni të nxehtë!

Exit mobile version