Site icon PrishtinaPress

“Pis, legen” – Përplasje e ashpër mes Shpejtim Bulliqit dhe asamblistit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është përplasur ashpër me asamblistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmanin në mbledhjen që është mbajtur sot në sallën e asamblesë në Podujevë.

Asamblisti Rrahmani i është drejtuar disa herë Bulliqit, duke e quajtur tradhtar.

Na jena mësu me ksi tradhtar, se ti ke pri. Je tradhtar ti, taj ky e rend qështu. Ti kurrë s’ndale tradhti këtu.” – ka thënë Rrahmani.

Bulliqi ka reaguar menjëherë duke përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarin e Podujevës, Agim Veliun në përplasje me Rrahmanin.

Ti krejt kohën ke hongër në graq të Hashim Thaçit edhe kurrë tradhtar s’të kom thanë, deri tash. Edhe hala je tu hongër. Unë me Hashimin s’kom pas kurgjë, kurrë se kam tradhëtu sa jam kanë aty…Ti s’e di as çka është tradhtari…Deri dje ke ba Agim Veliu, e sot po e shan Agim Veliun. Ti je tradhtar se unë s’po e shaj”, ka thënë Bulliqi.

Mes tensionesh, Rrahmani i LDK-së i është drejtuar përseri Bulliqit duke i thënë tradhtar dhe uzurpator.

Ti je tradhtar, je uzurpator, tonat i ki”, ka thënë Rrahmani.

Pas kësaj, Bulliqi i kërkoi kryesuesit të Asamblesë që ta respektojë rregulloren, derisa Rrahmanin e quajti “pis”.

Respektoje rregulloren e punës mos të ofendon ky pis”, tha Bulliqi.

Më pas Rrahmani e quajti Bulliqin “legen”.

Këqyre kujna po i thu ti pis, more legen more”. – tha Rrahmani nga LDK-ja.

Pas kësaj ndërhyri sërish Kryesuesi i Kuvendit, ku njoftoi për shtyrjen e seancës.

Seanca e Kuvendi u transmetua drejtpërdrejtë në faqen e Komunës së Podujevës, ku përplasja ka filluar në minutën e 57-të.

Exit mobile version