13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pis i poshtër…!

Nëse Vetëvendosja e përmend vetëm edhe një herë mundësinë që Kosova të ‘kthehet nën Serbi’, atëherë mos vet.
Dikush, definitivisht, prej sotit, duhet të na mbrojë nga ‘ta.
As ëndërr nuk guxon me pa shqiptari se Kosova ‘mund të kthehet nën Serbi’.
As si endërr, as si ide, as si hiç kjo fjalë nuk bën të përmendet. Ajo fjalë duhet të jetë e ndaluar me ligj.
Idea e Vetëvendosjes (dhe e Serbisë), se Kosova ‘mund të kthehet nën Serbi’, sepse sipas tyre Kosova nuk është e aftë të jetë shtet, është ‘fundi i një tregimi’ për këtë Lëvizje që deri në këtë moment nuk e kam ditur as nuk kam besuar të jenë kaq të rrezikshëm sa të mund të shprehen për Kosovën, si Shesheli dhe armiqtë më të tmerrshëm të shtetit tonë.
Shteti i Kosovës duhet të na mbrojë nga kjo ide, nga kjo çmenduri, duhet të na mbrojë nga këta njerëz.
Dikush duhet ta mbrojë Kosovën nga kjo arrogancë e krisur e Lëvizjes Vetëvendosje!
Në Francë, askush nuk guxon t’ia vë emrin e Napoleonit derrit të tij, kurse në Kosovë një Lëvizje politike flet për Kosovën si Tarabiqët e Serbisë.
Erzen Vraniqit (a kush është ai) nxijani’ jetën, duke i treguar idiotit se Kosova asnjëherë nuk ka qenë nën Serbi.
Asnjëherë, për asnjë moment!
Prandaj, s’ka si kthehet nën Serbi!
Veç Noel Malkolmin ta kish lexuar, e kish ditur kaq punë, se Kosova asnjëherë nuk ka qenë nën Serbi…
‘Megjithatë, e vërteta-sa u përket fakteve-është ndryshe.
Kosova ligjërisht kurrë s’ka qenë e bashkuar me shtetin serb.
Kur u pushtua Kosova gjatë viteve 1912-13, në Serbi, ishte në fuqi ende kushtetuta e vitit 1903…’
(s’po e zgjas më shumë për nenin 4 të kësaj kushtetute çka thotë, se shqiptarët preferojnë vetëm statusa të shkurtë).
‘E vërteta e çuditshme është se Kosova nuk është inkorporuar legalisht në Serbi as në bazë të kriteteve të ligjit ndërkombëtar’.
Kështu që, mos hani shumë tortë!
E Bashkim kombëtar Po, por nuk bëhet bashkimi i një kombi me ‘fore të Sheshelit’!
P.S. Kurrë votë shqiptari nuk keni me marrë…nëse nuk distancoheni nga ky pis!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img