Uji luan një rol thelbësor për shëndetin.
Roli i tij shkon përtej shuarjes së etjes. Rreth 60 përqind e peshës trupore të njeriut përbëhet nga uji.
Ai ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikon gjymtyrët dhe përmirëson tretjen.
Uji luan një rol tue rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të oreksit dhe në rënien nga pesha.
Megjithatë, kjo veti mund të jetë më e fuqishme në varësi të kohës së pirjes së ujit.
Uji mbush stomakun dhe rrjedhimisht frenon oreksin duke ju ndihmuar të mbani nën fre konsumin e kalorive.
Një studim australian konfirmoi se njerëzit që pijnë të paktën dy gota ujë përpara vaktit, humbasin më shumë në peshë se të tjerët.
Pirja e Ujit Përpara Gjumit
Uji duhet pirë gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm për rënien në peshë.
Por nëse vëreni që keni neps për të ëmbla apo ushqime jo të shëndetshme përpara gjumit, pirja e një gote me ujë mund t’ju ndihmojë të mbani këto dëshira nën fre.
Nga ana tjetër, pirja e ujit përpara gjumit mund të rrisë nevojën për urinim dhe të ndërpresë gjumin gjatë natës, raporton AgroWeb.
Prishja e cilësisë së gjumit ka ndikim negativ në shëndet, madje nxit shtimin në peshë.
Ndaj, ujin mund ta pini rregullisht gjatë ditës por të tregoheni dorështrënguar përpara gjumit.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën 8 gotave me ujë gjatë ditës.
Nëse keni tendencën ta teproni me ushqimin gjatë vakteve, pini dy gota ujë përpara tyre.
Rënia në peshë është një mision që kërkon konsumin e shumë frutave dhe perimeve të cilat janë të pasura jo vetëm me ujë por edhe me fibër.
Fibra ndihmon në përmirësimin e tretjes së ushqimeve por edhe ju mban të ngopur për shumë gjatë, duke shmangur kështu nevojën për ta tepruar me ushqime./Prishtinapress/