Site icon PrishtinaPress

Piraj: Drejtori i ”Don Boskos” të përgjigjet si individ për pafytyrësinë e tij

Bisnesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka reaguar në faqen e tij në facebook në lidhje me drejtorin e ‘Don Boskos’  duke thënë që asessi ai nuk duhet të ghykohet në emër të krishterimit, por ne emrin e tij si individ.

Lexoni reagimin e tij:

Drejtori i Don Boskos është një individ i cili duhet të përgjigjet si individ.
Unë nuk dua që ai të gjykohet nga ne në emër të krishterimit. E kuptoj mllefin e shumë myslimanëve për tërë ato shpifje që i bëhen islamit dhe myslimanëve nga portale të ndryshme dhe për standardin e dyfishtë që aplikohet dhe mu për këtë arsye pse ata na trajtojnë neve keq ku për shkak të një krimineli me emër mysliman na fusin të gjithëve në një kazan, ne nuk duhet ta bëjmë një gjë të tillë.
Ky tipi duhet të trajtohet sipas ligjeve dhe të dënohet si individ për pafytyrësinë dhe për karakterin e ulët që ka treguar, që dikush ja ka besuar fëmijën për ta edukuar e ky del në këso poza në foto./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version