6.3 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Pique publikon ‘prova’ se Los Blancos kanë përkrahjen e gjyqtarëve dhe medieve (Foto/Video)

Java e 24 në La Liga solli shumë emocione dhe ndeshje të bukura, por edhe polemika.

Barcelona fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-2, ndërsa Real Madridi ndaj Villarrealit 2-3.

Fitorja e Los Blancos erdhi me një përmbysje rezultati, por edhe me shumë polemika, posaçërisht te goli i barazimit 2-2 i shënuar nga Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë.

Portugezi shënoi nga penalltia pasi gjyqtari vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh pasi sipas tij lojtari i Nëndetëses së Verdhë, Burno, kishte prekur topin me dorë.

https://youtu.be/2MTGbknJPac

Por, në përsëritje shikohet se topi ka prekur në gjoksin e lojtarit dhe jo në dorë dhe normalisht që kjo shkaktoi pakënaqësi te lojtarët e tifozët e Villarrealit, por edhe te ata të Barcelonës, të cilët tashmë janë në luftë të ngushtë me Realin për titull.

Mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique, edhe një herë ka dal publikisht me ankesat e tij ndaj referimit pro Real Madridit dhe si gjithmonë ai shfrytëzon profilin e tij në Twitter.

“Kundër të njëjtave ekipe. 8 pikë. Dyshimet janë edhe në shtypin e Madridit”, ka shkruar Pique pas fitores së Realit.

Kjo nuk është hera e parë që spanjolli shfrytëzon Twitterin për të shfaqur pakënaqësitë e tij ndaj Realit dhe moralisht që është çështje sekondash që ylli i Barcelonës të ‘sulmohet’ virtualisht nga shumë tifozë të Realit. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img