2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

PIPOS: Nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot, VV do të fitonte me 34.7% të votave

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare, Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS) ka kryer një hulumtim që tregon se cila parti do të dilte e para.

Sipas matjeve të opinionit publik nga PIPOS, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%, thuhet në hulumtimin e publikuar nga Klan Kosova.

Më pas vjen LDK-ja me 24.10%, PDK-ja me 21.3%, AAK me 7.70%, ndërsa 7.50% nuk do të kishin votuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img