-3.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

“Pingpong” me rrogat e arsimit në Viti, paralajmërohen protesta e greva

Nuk iu dolën pagat e shtatorit.

Mësimdhënësit e komunës së Vitisë, kanë paralajmëruar se nëse paratë e tyre nuk dalin në xhirollogaritë bankare deri të premten atëherë nga e hëna mund të ketë greva.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv i pari i kësaj komune, Sokol Haliti.

“Pagat e arsimtarëve ende nuk kanë dalë. Jemi në pritje që kjo të ndodhë, në të kundërten nëse nuk dalin pagat arsimit do të futet në grevë, brenda dy ditëve”, tha ai për Klankosova.tv.

Ai pati kritika të mëdha edhe për Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit.

“Përgjigje konkrete ende s’kemi. Po komunikojmë me email, vazhdimisht po mundohen të gjejnë arsyetime. Jo duhet ta bëjmë këtë, jo këtë”, theksoi ai.

Lidhur me rastin, ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha për Klanksoova.tv se punëtorët e arsimit nesër do të protestojnë me fillim nga ora 11:00 para qeverisë.

“Dje isha për vizitë në komunën e Vitisë, ku bashkë edhe me shoqatat e tjera sindikale u takuam edhe me kryetarin Sokol Haliti, i cili dukej i shqetësuar lidhur me gjendjen. Pas diskutimeve ramë dakord që t’i japim kohë edhe sot institucioneve përkatëse për zgjidhjen e kësaj çështje. Derisa nesër nga ora 11:00 parashihet që të mbahet një protestë para Qeverisë nga punëtorët e sektorit të arsimit në Vitisë”, tha Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Ai i bëri thirrje Qeverisë që të gjejë zgjidhje për pagat e mësimdhënësve vitias.

“Pavarësisht gjendjes buxhetore të Vitisë unë iu bëj thirrje që të gjendet zgjidhje në të kundërten nga e hëna kam frikë se do të shkohet me masa sindikale siç është greva, ku pritet që edhe punëtorët e arsimit nga rajonet e tjera të solidarizohen me kolegët e tyre, me format dhe mundësitë që kanë”, shtoi ai.

I pari i SBASHK-ut shtoi se është detyrë e institucioneve që të gjej zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ia hodhi fajin pushtetit lokal atje.

Sipas saj, “ky është një lëshim, gabim i vet komunës”.

Foto nga Arkiva: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

“Unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës, por edhe për shkak të situatave të krijuara në të kaluarën, kur nuk janë planifikuar implementimi i kontratës kolektive tashmë janë mësimdhënësit ata që po e pësojnë”, tha Nagavci.

Nagavci theksoi pret nga Komuna e Vitisë që “me prioritet të shqyrtojnë të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet që Ministria e Financave u ka dhënë deri më tani”.

Derisa lidhur me rastin, më 1 tetor ka dhënë sqarime edhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Për këtë, MFPT-ja njofton se “Komuna e Vitisë nuk siguron buxhetin e nevojshëm, pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës”.

“Përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani. Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, dhe të gjitha komunat e kanë bërë përpos njërës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img