1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pikturat shqiptare të vitit 1848 të britanikut Eward Lear (FOTO)

Që në moshë të vogël ishte shumë i dhënë pas pikturës dhe u pagua nga Konti i Derby-t për të pikturuar peizazhe në Mesdhe.

Albanologu Robert Elsie prezanton sot kësisoj pikturat shqiptare të poetit, piktorit dhe udhëtarit britanik Edward Lear, i pasionuar shumë pas kulturës shqiptare.

Disa prej pikturave kanë për fokus pamjet e ndryshme magjepsëse në Maqedoni, të tjera në Elbasan, në Malin e Tomorit, tek Xhamia e Sulejman Pashës në Tiranë në vitin 1848, në Shkodër etj.

Poeti, piktori dhe udhëtari britanik, Edward Lear (1812-1888), lindi në Highgate (Londër), i njëzeti në një familje me 21 fëmijë. Që në moshë të vogël ishte shumë i dhënë pas pikturës dhe u pagua nga Konti i Derby-t për të pikturuar peizazhe në Mesdhe. Në vjeshtën e vitit 1848 përfundoi rastësisht në Shqipëri, pasi në Greqi kishte rënë kolera. Ambasadori britanik në Stamboll arriti t’i rregullojë dokumentet e kërkuara për të udhëtuar përmes asaj që në atë kohë konsiderohej si zona më e rrezikshme e Perandorisë Osmane.

Pasi u nis nga Selaniku, arriti në Manastir më 20 shtator 1848, i shoqëruar nga përkthyesi dhe i dashuri i tij tekanjoz, Jorgo Kokali (Giorgio Cocali, 1817-1883). Që andej ata vazhduan në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe më 2 tetor mbërritën në Shkodër. Pas disa ditësh në Shkodër, u kthyen dhe vazhduan drejt jugut në Berat (14-18 tetor), Ardenicë, Apoloni, Vlorë, në bregun e Himarës (21 30 tetor), Tepelenë, Gjirokastër dhe në Janinë (5 nëntor). Përshkrimet e këtyre udhëtimeve të mahnitshme por shumë të lodhshme u botuan në Journals of a Landscape Painter in Albania &c (Ditarët e një piktori peizazhesh në Shqipëri), Londër 1851, ribotuar si Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans, Londër 2008, shqip Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008. Shumë nga skicat që bëri gjatë udhëtimeve të tij u përpunuan më vonë si akuarele dhe piktura në vaj dhe përbëjnë një dokumentim të pakrahasueshëm pamor të Shqipërisë në mesin e shekullit XIX. Edward Lear vdiq në San Remo të Italisë, ku u varros bashkë me shokun e tij suliot, Jorgo Kokali. / KultPlus.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img