Të martën në mbrëmje vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim edhe pika kufitare në Merdar.
Në rrugën që çon në këtë pikë kufitare, nga ana e territorit të Serbisë, është vendosur një barrikadë.
“Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim”.
Policia tutje ka një apel.
“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës”.
Ndryshe edhe dy pika kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të mbyllura për qarkullim.
Fjala është për Jarinjen dhe Brnjakun./Prishtinapress/