-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pika kufitare në Jarinje i rikthehet normalitetit

Gjithçka i është kthyer normalitetit në pikën kufitare të vendit që lidh Kosovën me Serbinë, në Jarinje.

Ajo është e hapur për qarkullim, ndërsa nuk ka kolona dhe as nevojë për pritje të gjata nga të dyja anët e kufirit.

KosovaPress-i ka bashkëbiseduar me disa qytetarë që kanë hyrë nga Serbia për në Kosovë, të cilët thanë se kanë kaluar shumë mirë në kufi dhe nuk është dashur të presin gjatë.

Sipas tyre, gjithçka është shkëlqyeshëm dhe nuk ka asnjë problem.

Ndryshe, qytetarët me shtetësi serbe të cilët hynë në Kosovë nga këto dy pika kufitare, nuk janë të obliguar të plotësojnë dokumentet për hyrje-dalje, pasi Qeveria e Kosovës ka zhvendosur zbatimin e vendimit për reciprocitet rreth letërnjoftimeve për datën 1 shtator 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img