1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pija më e mirë për të larguar ndjesinë e fryrjes

Një pije e përzier që përmban jogurt, ananas, fara chia e spinaq, mund të jetë ideale për largimin e ndjenjës së fryrjes së stomakut.

Përveç që largon këtë ndjenjë të keqe, kjo pije do të ndihmojë në tretjen më të mirë të ushqimit, raporton Eating Well.

“Kjo sepse perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, përmbajnë fibra të cilat janë të nevojshme për të ndihmuar ushqimin të lëvizë nëpër zorrë dhe të kalojë në zorrë të trashë”, ka thënë dieticientja Ginger Hulting.

Përveç fibrave, perimet me gjethe të gjelbra përmbajnë vitaminë C, hekur, e antioksidant të fuqishëm që luftojnë inflamacionin.

Një tjetër burim i fibrave janë është fara chia, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Ananasi është një frutë tropikal dhe i ndihmon trupit të nxjerrë jashtë ujin e panevojshëm, përmes urinimit.

“Ananasi përmban enzimat si bromelaina, e cila ndihmon tretjen edhe më shumë”, ka shtuar Hulting.

Në fund jogurti është i pasur me probiotik, të cilët kontribuojnë në shëndetin e mirë të zorrëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img