-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Pija e mrekullueshme që do t’ju zgjojë më mirë se kafeja

Shumë njerëz e fillojnë ditën me një filxhan kafe për t’u zgjuar, por ekziston një pije që do t’ju zgjojë më shpejt se kafeja.

Gjithçka që ju nevojitet për ta përgatitur këtë pije janë tre përbërës të njohur – mollët, limoni dhe uji. Molla dhe limoni kanë përfitime të shumta që ndikojnë në shëndetin tonë, si dhe në procesin e humbjes së peshës.

Mollët përmbajnë një sasi të madhe fibrash. Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe japin një ndjenjë të ngopjes. Gjithashtu, një mollë ka një indeks të ulët glikemik, që do të thotë se nuk do ta rritë sheqerin në gjak.

Këto fruta njihen gjithashtu si një burim natyror i pektinës, një fibër e tretshme që lëviz ushqimin përmes sistemit të tretjes.

Limoni është i shkëlqyeshëm për detoksikimin e organizmit, ndihmon në nxjerrjen e lëngjeve dhe heqjen e celulitit. Njihet gjithashtu si një ushqim me kalori të ulët që do ta ngadalësojë përthithjen e yndyrave. Ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila do ta forcojë sistemin imunitar.

Mënyra e përgatitjes

Në një enë me ujë vendosni dy limonë dhe tre mollë të prera në rrathë. Lërini të ziejnë së bashku.

Gjatë kësaj kohe, vendosni një limon të grirë dhe një mollë në fund të enës.

Kur përzierja në tas të ketë vluar, hiqni frutat në një pjatë dhe derdhni ujin në një enë.

Lëreni të ftohet dhe më pas konsumojeni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img