2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Phillips pritet t’i bashkohet Juventusit në janar

Kalvin Phillips dhe Teun Koopmeiners janë objektivat kryesorë të Juventusit, që ka dy strategji të ndryshme transferimi.

“Zonja e Vjetër” është në kërkim për të përforcuar mesfushën në muajin janar, pasi ka nevojë për zëvendësues për të pezulluarit, Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli.

Phillips dhe Koopmeiners janë ndër emrat në listën e Juventusit, por ndërsa mesfushori anglez do të transferohej në Torino në formë huazimi, Koopmeiners nuk do të largohet Atalanta muajin tjetër për më pak se 45 milionë euro.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “bardhezinjtë” ndoshta mund të përballojnë mesfushorin holandez vetëm nëse shesin Matias Soule dhe Samuel Iling-Junior në afatin kalimtar të janarit.

Në të njëjtën kohë, Phillips do të ishte një opsion me kosto të ulët pasi anglezi do të transferohej në Torino në formë huazimi deri në fund të sezonit.

“Tuttomercatoweb” raporton bisedimet mes Juventusit dhe Manchester Cityt janë duke vazhduar, ndërsa Guardiola konfirmoi të shtunën se ish-mesfushori i Leeds United pritet të largohet në janar.

Tashmë është raportuar se Phillips është i hapur për lëvizje në “Allianz Stadium” në janar.

“Kalvin është me ne dhe nuk dua të parashikoj asgjë. Të gjithë e dinë situatën dhe në varësi të asaj që ndodh, ne do të flasim. Tregu, në përgjithësi, nuk është i lehtë. Unë nuk e di. Ka shumë për të luajtur, dhe më pas, ne do të vendosim”, tha Guardiola të shtunën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img