5.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Pezullimi i projektit të rrugës ‘A’, nesër protestohet në Prishtinë

Vendimi i Gjykatës Komerciale në Prishtinë për pezullimin e ndërtimit të rrugës ‘A’, ka shkaktuar pakënaqësi te disa qytetarë, të cilët kanë thirrur protestë kundër këtij vendimi, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes njoftimit që u shpërnda në rrjete sociale, bëhet e ditur se protesta do të mbahet nesër [e enjte] në orën 12:00 në rrugën ‘Ali Vitia’ në lagjen Kalabria [ish-Emshir].

“Protesta ka për qëllim shprehjen e qëndrimit tonë paqësor lidhur me pezullimin e punimeve tek “Rruga A” dhe të planit rregullativ për lagjen. E njejta do të zhvillohet dhe organizohet në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia publike”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vendimi i nxjerrë më 17 tetor thotë se “Gjykata po ashtu vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë”, me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedural është më se i dhuru që të ruhet interesi publik”.

Ky vendim ka ardhur pas ankesës që në këtë gjykatë e ka bërë ndërrmarrja “Pro & CO Group” SHPK.

“Kjo pasi Paneli Shqyrtues nuk është marrë fare me pretendimin kryesor të ngritur nga ankuesi që ka të bëjë me shkelje të nenit 65 të LPP-së nga AK, duke e shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik Sallahu SHPK Drejtori i të cilës është i dënuar për veprën penale Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Komerciale, transmeton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Punimet do të ndërpriten deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara në procesin e tenderit.

Rikujtojmë se me 27 prill të këtij viti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Prishtinës, Përparim Rama, kishin inauguruar nisjen e projektit për ndërtimin e rrugës Jim Xhema, e njohur si Rruga A.

Kontratën që peshon 8.5 milionë euro e kishte fituar kompania private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K“.

Pronari i kësaj kompanie zyrtarisht është Lulzim Sallahu, por mbrapa tij qëndron vëllau u tij, Naimi, që është i dënuar për mashtrim me prokurimin publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img