Site icon PrishtinaPress

Petulla të mbushura me kaçkavall

Shërbejini të ngrohta me diçka të kuruar dhe produktin tuaj të preferuar të qumështit

Përbërësit:

– 1 vezë;
– 250 g miell;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 1 kripë sa mund të kapet me gishta;
– 125 ml qumësht;
– 125 g kaçkavall;
– vaj për fërgim.

Përgatitja:

Në një enë të thellë shtoni miellin, shtoni pluhurin për ëmbëlsira, kripën dhe përzieni.

Bëni një “gropë” në mes, shtoni një vezë të rrahur, 4 lugë qumësht dhe përziejeni. Pastaj, hidhni qumështin e mbetur dhe gatuani një brumë më të trashë.

Shtoni kaçkavallin e grirë në rende dhe të gjitha bashkë ngjishni dhe bëni brumë.

Merrni pak nga përzierja, formoni topa me pëllëmbët tuaja, rrafshoni ato pak dhe skuqni në vaj të nxehtë.

Hidheni në letër kuzhine për të kulluar yndyrën e tepërt.

Shërbejini petullat të ngrohta.

Ju bëfshin mirë!

Exit mobile version