Site icon PrishtinaPress

Petrit Zogaj: Visar Ymeri, viktimë e sistemit të cilin e përkrahu vet

Drejtori i Lëvizjes “FOL”, Petrti Zogaj, duke e komentuar dorëheqjen e Visar Ymerit, nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka theksuar se që prej themelimit të VV-së ka pasur diktat, linçim politik dhe grupacione.

Zogaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se metodat e lartcekura kanë qenë sistemi operativ i ish- liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurtit, të cilin sistem sipas tij, Ymeri nuk e ka kundërshtuar derisa është bërë vet viktimë e tij.

“Megjithatë, fjala e dorëheqjes ishte bukur e artikuluar”, ka shkruar Zogaj.

Ndryshe, lideri i VV-së, Visar Ymeri sot ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ka mbajtur deri më tani, duke theksuar se kjo për të është dita më e vështirë për të.

Exit mobile version