Koordinatori për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi, ka shpërndarë një lajm ku prezantohet qëndrimi i Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë. Edhe pse LDK-ja është distancuar nga qëndrimi i Hazirit, Selimi e ka përmendur pikërisht postin e nënkryetarit që ai mban.
“Po nxehet debati. Nënkryetari i LDK-së opozitare dhe kryetari i Gjilanit përsërit qëndrimin e vjetër të tij se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfundojë me shkëmbim territoresh: Lugina e Preshevës për Leposaviqin me rrethinë”, ka shkruar Selimi.
Këtë lajm Selimi e ka shpërndarë pikërisht në ditën kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se do ta marrë seriozisht këtë qëndrim të Hazirit.