Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe, është lajmëruar një konferencë e jashtëzakonshme nga drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovës, Petar Petkoviç.
Petkoviç, ka thënë se sot në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.
Pas kidnapimit të policeve, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeçla, i cili ka thënë se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.” – ka thënë ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Serbia “ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë”.
Sipas tij kjo është shkelje e çdo marrëveshje dhe kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.