Site icon PrishtinaPress

Petkoviqi takohet me Lajçakun në Bruksel: Diskutuam për marrëveshjet e arritura dhe Asociacionin

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun Prishtinë-Beograd, Petar Petkoviq, ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

Petkoviqi ka bërë të ditur se kanë folur me Lajçakun për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Sot në Bruksel u takova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak me të cilin kam diskutuar për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me theks të veçantë për formimin e Asociacionit, por edhe për deeskalimin e nevojshëm”, shkroi Petkoviq.

“Ekspertët tanë si pjesë e delegacionit nga Beogradi morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit, si dhe çështjen e të zhdukurve dhe tema të tjera të rëndësishme. Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë”.

Exit mobile version