1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviqi konfirmon se pala serbe i shtoi kërkesat për takim trepalësh

Në Bruksel, gjatë ditës së sotme emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi takime të ndara me ekipin kosovar, të kryesuar nga kryenegociatori Besnik Bislimi, dhe me palën serbe të kryesuar nga Petar Petkoviq.

Takim trepalësh nuk pati. Kjo, sipas Bislimit, nuk u realizua pasi pala serbe e refuzoi një të tillë duke paraqitur tema jashtë agjendës së përcaktuar nga Lajçaku.

E deklaratën e kryenegociatorit kosovar për shtim të temave, e konfirmoi edhe vetë Petkoviqi.

Megjithatë, ai tha se ishte homologu i tij nga Kosova ai që ka refuzuar takimin trepalësh.

Petkoviqi ka deklaruar se shkak i refuzimit, sipas tij, është diskutimi i temave si themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shërbimet postare dhe çështjen e zbatimit të marrëveshjes.

Ai tha se Serbia asnjëherë nuk e ka pasur problem të bisedojë dhe të ketë takime të drejtpërdrejta me palën nga Kosova, teksa shtoi se gjatë takimit trepalësh e patën mundësinë që të propozonin çfarë të donin, por që, sipas tij, Bislimi refuzoi.

“Takimi trepalësh i drejtpërdrejtë me palën prishtinase nuk u zhvillua sepse Bislimi refuzoi të takohej me përfaqësuesit e Beogradit, sepse insistuam në tema si AKS-ja, shërbimet dhe zbatimi i marrëveshjeve”, tha Petkoviq për gazetarët, shkruan Tanjug.

Ndërkaq, Bislimi sot gjatë ditës tha se takimi trepalësh u refuzua nga pala serbe, duke thënë se Kosova ka pranuar të mbajë një takim të tillë.

“Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa takim trilateral nuk pati, për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë. Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, ka pohuar Bislimi, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img