Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot gjatë takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka përmendur të gjitha çështjet që, sipas tij, janë pengesë për serbët e Kosovës.
Pas takimit, i cili ka zgjatur gati 3 orë e gjysmë, ai ka thënë se biseda e drejtpërdrejtë ka ndodhur për shkak se pala serbe ka insistuar.
Sipas tij, gjëja e parë për të cilën ata insistuan ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “si çështja e parë dhe kryesore që lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit”.