Petar Petkoviq do të vizitojë Kosovën gjatë dy ditëve të ardhshme.
Zyra e ashtuquajtur për Kosovën ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.
I njëjti parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.